Tingëllon pak ironike të mendosh se mund ta mbash private një fejesë kur je fytyrë publike!
Por këtë donin Seldi e Mimoza para se të fejoheshin në fillim të këtij viti. Pas një kohe lidhje, dyshja u fejuan në një ceremoni familjare, dhe hodhën nja dy fotografi e video në Instagram.
Mirëpo ata thonë se kishin dashur të ishte më private, por që fejesa e tyre u bë virale pasi të gjitha portalet e raportuan.
Dyshja në një intervistë për Prive, thonë se qëllimi i tyre ishte vetëm t’i njoftonin fansat se janë fejuar, e jo t’i pushtonin mediat, por meqë të dy janë të famshëm, sigurisht që kjo do ndodhte.
Ndiqeni të plotë intervistën e tyre në Prive, ku tregojnë edhe se si u dashuruan: