Ceca niset për Kosovë, edhe ajo i qëndron mendimit se jemi SERBI

By

Artistja e estradës serbe, Svetlana Raznatovic e njohur në publik si Ceca do të mbajë sot një koncert në Mitrovicën e veriut me fillim nga ora 12:00.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

E gjatë rrugës sap o vinte në Kosovë, Ceca ka publikuar Instastory në profiling e saj në Instagram, ku e quan Kosovën SERBI.

“Edhe pak ! Në kufirin administrativ” ka shkruar Ceca në postimin e saj.

Image result for ceca

Institucionet e Kosovës gjatë ditë së sotme nuk kanë dhënë një informacion të prerë nëse do të ndalohet hyrja e Cecës në Kosovë, ani pse një gjë e tillë ishte kërkuar ditën e djeshme nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Image result for ceca i arkan

Ndryshe, Ceca ishte e martuar me shefin e mafias serbe, Zhljko Razhnatoviq, i njohur si Arkani. Ky i fundit ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 përqind mbi mallrat nga Serbia.

Ndryshe, serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë.

 

Artikuj të ngjashëm