Çdo grua duhet ta lexojë mesazhin e Adriana Matoshit për 8 Mars

By

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë globale që festohet çdo vit më 8 mars për të përkujtuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave. Kjo ditë shënon gjithashtu një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave, duke sjellë vëmendjen për çështje të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese dhe dhuna dhe abuzimi ndaj grave.

Ndërsa të gjithë po urojnë dhe po ndajnë mesazhe në këtë ditë, deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka edhe një mesazh të sajin për të ndarë.

Përmes një postimi në rrjetin social të Facebook-ut, Matoshi ka kërkuar nga gratë që të jenë më të lira, më të pavarura dhe më të suksesshme. Madje ajo ka përmendur edhe burrat, si dhe dhunën psiqike dhe fizike.

“GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme! Ni BURR i dhunshem e tradhtare nuk te duhet sen. JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike. Mos duroni,po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu. Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot. Gezuar per ton jeten zemrat e mia!”, shkroi ajo në postimin e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm