Dafina Zeqiri e Kreshnik Gjergji vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, sidomos pas dasmës së madhe që organizuan së fundmi.
E aktiv në mediat sociale pos këngëtares, po tregohet edhe vetë Kreshniku.
Ky i fundit, e ka ngacmuar Dafinën me një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit.
“Çdo femër që punon, lektë duhet me ia dhonë burrit”, shkroi ai.
Kujtojmë se muaj më parë Dafina i bleu Kreshnikut një veturë luksoze në vlerë mbi 200.000 euro.