Kanë nja tri vjet që janë në lidhje dhe ajo po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Blogerja e modelja Armina Mevlani dhe i dashuri i saj Shkëlzen Berisha, i biri i djalit të ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, dashurinë e tyre të madhe për njëri tjetrin e manifestojnë edhe në rrjete sociale.
Siç është për shembull, surpriza e bukur që Shkëlzeni i ka bërë dje Arminës, duke i çuar lule.
Ndonëse ajo nuk e ka përmendur dërguesin, nuk ka dyshim që ai është i dashuri ngase edhe nga praktikat e mëhershme e kemi mësuar se ai nuk heziton të bëjë surpriza e të dërgojë dhurata kur e do momenti.
“Për mua”, ka qenë mesazhi që Armina e ka shkruar në një fotografi në Instastory, duk prezantuar orkidetë e bukura që Xeni i ka sjellë asaj. /Prive.al