Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të mbetet si një prej emrave më të lakuar në portale.
Në baza ditore, është pothuajse e pamundur të mos rastisësh në emrin e saj të paktën dy-tre herë.
Projektet, udhëtimet, koncertet janë temat kryesore mbi të cilat krijohen lajmet për Encën megjithatë këto nuk janë e tëra.
Ajo shpesh përflitet për intervenime në fotografi apo për dukjen në të kaluarën.
E kjo e fundit sot ishte shkaku për të cilin u acarua këngëtarja.
Nën një titull tashmë të rëndomtë për një kategori të mediave online ‘këtë fotografi Enca do donte ta zhdukte’, lajmi e ka acaruar jo pak këngëtaren.
Ajo ka reaguar në Snapchat me një fjalor eksplicit ku mes tjerash shprehet: ‘Jam e zënë duke bërë para’.
Më poshtë versioni origjinal i shkruar nga këngëtarja e hitit ‘Bow down’. /Prive.al/