Cardi B u bë nënë, kjo është dhurata e shtrenjtë që i bëri Nicki Minaj!

By

Reperja e famshme botërore Cardi B, sapo është bërë nënë dhe sigurisht urimet e kanë vërshuar instagramin e saj.

Por kur ti bëhesh nënë, mikja jote më e mirë kujdeset që të marrësh shumë më shumë se urime.

Image result for nicki minaj and cardi b

Nicki Minaj, njëra ndër shoqet më të mira të Cardit, raportohet t’i ketë dërguar shoqes së saj një pako me dhurata në vlerë prej 5000 dollarësh.

Shporta e dhuratave, nga Nicki për Cardi B, ka ardhur nga butiku në Los Angeles Petit Tresor.

Burimet nga dyqani, thonë se Nicki kishte shkuar menjëherë në shitore, pak minuta pasi u bë lajmërimi për ardhjen në jetë të vajzës.

“Bëjeni sa më shumë për vajza të jetë e mundur”, u kishte thënë ajo shitësve, raportojnë mediat amerikane.

Shporta përfshinë rroba sezonale për beben, kukulla dhe lodra prej pelushi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm