Capital T e ka komentuar këngën e re të Fitit me titull “Marova” me të cilën ka konkurruar në festivalin Kënga Magjike.
Reperi ka bërë një postim në instastory duke dëshmuar se po dëgjonte këtë këngë e cila mori çmimin e dytë nga festivali i njohur shqiptar.
“Njo prej baladave ma t’mira viteve t’fundit”, ka shkruar artisti duke etiketuar edhe këngëtaren.
Kujtojmë se Eneda Tarifa mori çmimin e parë me këngën “Ma zgjat dorën” realizuar nga Flori Mumajesi ndërkaq Anxhela Peristeri të tretin./Prive.al