Kur pak muaj më parë, në një event që theu rekorde shikueshmërie e diskutimi u zgjodh si më e mira e Kosovës, Camila Barraza ngjalli shumë debat.
Fitorja e vajzës nga Argjentina shpërfaqi një realitet ngurrues të një pjese të popullsisë në Kosovë kur është fjala tek fitorja.
Ndonëse vetë ndiheshim krenar për bukuroshet shqiptare që triumfonin në Zvicër, Gjermani, Amerikë e gjetiu, për Camilan nuk është se rezervuam fjalët më të mira për një arsye të vetme – racizmin.
Por, vajza në fjalë duket se është në rrugë të mirë për t’u ranguar lartë në edicionin e sivjetmë të ‘Miss Universe’.
Në pak ditë nga arritja në Manila të Filipineve, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e medias atje, konkurenteve por edhe personave që përcjellin me sy kritik eventin.
Falë paraqitjes tejet të kuruar, qëndrimit e stilit, Camila po rezulton të jetë një prej favoriteve potenciale për një rezultat shumë të mirë.
Në rangime të bëra nga blogje të ndryshme që e trajtojnë eventin e ‘Miss Universe’ deri në detaje, ajo po rangohet lartë, si në rastin e një pozicionimi të cilin e ka ndarë organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj në Instagram.
Në të shihet Camila në top katërshe, përkrah bukurosheve nga Venezuela, Rusia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Se si realisht do jetë performanca e bukuroshes mbetet të shihet në pak ditë.
Numërimi prapa deri në 30 Janarin e shumëpritur tashmë ka filluar… /Prive.al/