Camila Cabello rrëfen periudhën sfiduese në jetën e saj

By

Camila Cabello ka folur hapur për betejat e saj të shëndetit mendor.

Superylli 24-vjeçar, zbuloi se ajo shkroi këngën hit të filmit “Million to One” gjatë një periudhe sfiduese në jetën e saj.

Duke folur për “The Hollywood Reporter”, Camila shpjegoi se si puna në filmin përrallor e ndihmoi të përballonte betejat e saj për shëndetin mendor.

“Unë nuk mendoj se di të shkruaj në ndonjë mënyrë që nuk është personale për mua”.

“Kur po punoja në “Million to One”, për të qenë plotësisht e sinqertë, po kaloja një kohë vërtet të vështirë me shëndetin tim mendor”.

Ajo vazhdoi, “Ishte vetëm një periudhë e ankthit dhe trishtimit për mua, dhe ajo këngë më bëri të ndjeja”. “Unë mund ta kapërcej këtë. E di që mund ta bëj jetën time më të mirë”.

Këngëtarja e hitit “My Oh My” tha se kërkoi ndihmë profesionale dhe filloi terapinë konjitive të sjelljes, tën meditimit dhe frymëmarrjes.

“U desh gjithashtu shumë dashuri për veten (duke besuar se jam në thelb e denjë për lumturinë, përkatësinë, dashurinë dhe gëzimin, pa marrë parasysh çfarë), dhembshuri për veten (jo duke e rrahur veten emocionalisht për të luftuar”), shpjegoi ajo, duke shtuar, “Për një kohë të gjatë, ankthi ndjehej sikur më rrëmbeu humorin, gëzimin, kreativitetin dhe besimin tim. Por tani ankthi dhe unë jemi miq të mirë”.

Ajo shtoi, “Unë e dëgjoj atë, sepse e di që ajo thjesht po përpiqet të më mbajë të sigurt, por nuk i kushtoj shumë vëmendje. Dhe sigurisht që nuk e lë të marrë ndonjë vendim”.

Artikuj të ngjashëm