Caktohet data e lansimit të “Fast And Furious 10” – Kush do të jetë në film e kush jo?

By

Pjesa e 10 -të e filmit “Fast and Furious” do të dalë në kinema në vitin 2023, shkruan Variety, transmeton Prive.

“Fast and Furious 10” do të debutojë në 7 prill 2023, ka konfirmuar Variety. Filmi, i cili është filmi i dytë i fundit në ekskluzivitetin “Fast and Furious”, do të drejtohet nga Justin Lin.

Fillimisht ishte planifikuar të lëshohej në 2 P=prill të këtij viti, por ai vend u mor nga “F9” për shkak të vonesave në lidhje me pandeminë COVID-19, dhe më vonë u shty përsëri në 25 qershor.

Edhe pse kasti i aktorwve nuk është zbuluar ende, pritet që ylli i filmit Vin Diesel të kthehet, së bashku me Tyrese Gibson, Sung Kang, Chris Bridges, Jordana Brewster dhe Michelle Rodriguez. Sipas Entertainment Weekly, Dwayne Johnson nuk do të kthehet në film dhe është e paqartë nëse John Cena do të përsërisë rolin e tij si Jakob Toretto. /prive.al

Artikuj të ngjashëm