Humbi gjyshen e tij, dhe kjo ngjarje e pikëlloi shumë këngëtarin Butrint Imeri. Ai publikoi në profilin e tij në Instagram një fotografi të zonjës së ndjerë, duke i dëshiruar gjyshes së tij prehje në paqe e parajsë.
Por pak ditë e paska pasur dhimbja e këngëtarit.
Në imazhin e fundit ai paraqitet i qeshur e i lumtur si gjithmonë. Butrinti ka frekuentuar një pishinë, përderisa disponimin e tij e ka shtuar edhe një koktej që po e mbanë në dorë, për freski gjatë një dite të ngrohte vere.
Të shkuara të harruara Butrint. /Prive.al