Kujt nuk i kujtohet hiti ‘Për një dashuri’?
Pa dyshim se ky projekt muzikor nga Ermal Fejzullahu është nga ato këngë që nuk vdesin kurrë dhe pëlqehen njësoj si kur u publikua, në Janarin e 2005-ës në ‘Top Fest 2’.
E duket se Butrint Imeri është nisur nga ky fakt, pëlqyeshmëria e madhe kur e ka përzgjedhur po këtë këngë për ta ripërpunuar.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Imeri teksa paralajmëron se versioni i tij do të dalë të Mërkurën me 19 Shkurt. Në këngë, siç mëson Prive.al do jetë edhe vetë Ermal Fejzullahu. Për muzikën e këtij projekti është përkujdesur Rzon teksa vizuelizimi me klip është bërë nga Valon Aziri.
Mezi po presim… /Prive.al