Supozohet që në këtë ditë të marrë dhurata nga njerëzit e zemrës por me rastin e ditëlindjes, Butrint Imeri ka vendosur që ta bëjë të kundërtën.
Këngëtari i njohur, me 3 Korrik do ta publikojë këngën e tij më të re ‘Alea’.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku është shprehur: ‘Ne diten e lindjes tem, 3 korrik (e marte), ora 15:00, dhurata jem per juve’.
Burimet kanë rrëfyer për Prive që pritshmëritë e kësaj kënge janë shumë të larta dhe supozohet që ky projekt do jetë hit i padiskutueshëm i këtij sezoni.
Na mbetet të presim edhe pak ditë… /Prive.al