Pas “Xhanëm” që ka mbledhur më shumë se 30 milionë klikime në youtube, Butrint Imeri, e ka gati projektin e radhës, njofton Klan Kosova.
Këngëtari tash e disa ditë po e promovon titullin e këngës i cili është “MA CHÉRIE”.
Nuk dihet ende data e saktë e publikimit të këngës dhe as me kë ka bashkëpunuar kësaj radhe.
Kujtojmë që Butrinti nuk ka lansuar ndonjë këngë të re që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.