Butrint Imeri sot lansoi projektin e tij të radhës, pas duetit që solli me reperin Majk.
Kësaj here, edhe pas këngës me Gjikon, ai po vjen solo ndërsa kënga që lansoi është tejet e veçantë për të.
Këtë e ka thënë vet këngëtari në profilin e tij në Instagram, ku shkruan se mezi ka pritur që kjo këngë të dalë për fansat e tij.
“Nesër n’ora 14:00 publikohet kanga jem ma e re “Hajt Hajt”, projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga këngët tjera që i kam sjellë”, shkruan Imeri.
Ai po ashtu ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij duke shkruar që shpreson se kjo verë do jetë e nxehtë me projektet e reja muzikore.
“Hajt Hajt”, është një këngë dedikuar një ndarjeje të një lidhjeje dashurie, e cila ka përfunduar keq!
Në klip, shfaqet edhe moderatorja Kiara Tito, vajza me të cilën ai u përfol për një kohë të gjatë që ishte në lidhje.