Reperi kosovar Betim Janizui i njohur me nofkën Buta, ka filluar të marrë pozicion të mirë brenda tregut të muzikës në vend.
Pasi ka publikuar kripin e këngës Ndjekja disa ditë më parë, ai ka shpërthyer me atmosferë në një klub nate.
Kënga e tij e fundit flet për jetën e një gangsteri dhe për problemet e tij me ligjin, ndërsa kripi është mjaft modest në paraqitje, pasi vetëm Buta është personazh i tij, por me një realizim profesional.
Në një video që ka publikuar menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi në Instagram, Buta shihet qartë ta ketë bërë publikun për vete me këngë.