Chris Evans, i cili u bë i famshëm për rolin e Captain America në sagën e filmit Marvel, ka një partnere të re, aktoren portugeze Alba Baptista, e cila është 16 vjet më e re se ai.
Evans, 41 vjeç dhe Baptista, 25 vjeç, janë në lidhje për pak më shumë se një vit dhe, një burim i tha revistës People, “është serioze” mes të dyve.
“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur”, shtoi burimi. “E gjithë familja dhe miqtë e tij e adhurojnë atë.”
Baptista është folur veçanërisht për këtë vit pasi luajti në filmin “Zonja Harris shkon në Paris”. Ajo gjithashtu flet pesë gjuhë, është vajza e një inxhinieri dhe një përkthyese dhe bën punë humanitare në Kamboxhia, veçanërisht në një jetimore atje.
Lajmi për romancën mes Evans dhe Baptistas vjen pak ditë pasi aktori u shpall nga revista People si mashkulli më seksi në botë. /Prive.al