Gjatë verës, këngëtarja e dikurshme Valza Zhegrova i dha fund beqarisë.
AJo u martua me avokatin Nazmi Vërtopi, pas një lidhjeje e cila me fejesë u vulos fiks në ditën kur Valza i mbushi të 18-tat.
E çifti që kanë një dekadë diferencë i kanë mbijetuar të gjitha sfidave, përfshirë edhe distancës.
Ka qenë Nazmiu ai që ka hequr dorë nga jeta në Kosovë.
Ai e ka përmbyllur me karrierën si avokat, duke u zhvendosur në Belgjikë pranë Valzës.
Kjo e fundit, në një foto të ndarë bashkë është shprehur:
“Mirë se vjen në jetën e re në Belgjikë. Meqë i mbijetuam lidhjes së gjatë në distancë, tani mund të bëjmë gjithçka”.
Në rrjete sociale, Nazmiu epitetit avokat i ka vendosur një “ish” përpara.
Mbetet të shihet nëse do ta ndjekë pasionin e njëjtë të avokatisë edhe në Belgjikë në të ardhmen. /Prive.al