Talenti i tij bëri që të spikasë në garën e vallëzimit ‘So You Think You Can Dance’ që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.
Shqiptari Burim Jusufi brenda një kohe të shkurtër arriti që të shëndrrohet në një prej emrave më premtues të kompeticionit. Ai arriti që pa problem të hyjë në 18-shen e kërcimtarëve më të mirë të Amerikës.
Mirëpo rrugëtimi i tij në këtë spektakël u ndërpre në episodin e shkuar pas një diskualifikimi që nxiti spekulime për objektivitetin e vlerësimit të jurisë.
Siç raportojnë mediat amerikane, vetëm 6 përqind e audiencës besonin në largimin nga gara të Burimit.
Kërcimtari i cili ka qenë pjesë e trupës artistike të këngëtareve më me nam si Rihanna e Nicki Minaj u shpreh në rrjetin social Instagram se e gjithë dashuria dhe përkrahja që po merr nga publiku e bën të parëndësishëm faktin që ai nuk do vazhdojë më garën.
Ndryshe, ky show i nisur në vitin në vitin 2005 e që transmetohet në rrjetin televiziv FOX në pak javë përmbyll sezonin e 12-të të tij. /Prive.al/