Bum klikimesh për Don Xhonin: Çka vjen në radhë?

By

Reperi i ri i skenës muzikore shqiptare, Don Xhoni, të Mërkurën solli projektin e tij të dytë profesional.

“Baby” titullohet kjo këngë me ritme verore e cila pak nga publikimi ka arritur të pëlqehet shumë.

Pa i mbushur ende 48 orë nga publikimi, ky projekt i është afruar një milionëshit të shikimeve në Youtube, një shifër pa dyshim vështirë e arritshme për emra të konsoliduar të estradës sonë.

Por pas “Tjera llafe” dhe “Baby”, Don Xhoni nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pa humbur shumë kohë, duke mbajtur ritmin e të qenurit aktiv për fansat pas suksesit të menjëhershëm, ai shumë shpejt sjellë edhe këngën e re e cila është zbuluar se do jetë duet me Encën.

Vera duket të jetë e gjatë dhe e nxehtë! /Prive.al

Çfarë po fshehin Enca dhe Don Xhoni? Këto foto nxitin dyshimet se ...

Artikuj të ngjashëm