Lëvizje të reja duket të ketë në jetën e bukuroshes shqiptare, Lorena Haliti.
Pak muaj pasi Prive.al raportoi që ajo është ndarë nga i dashuri Tanner McEvoy, çifti janë bashkuar sërish.
Indikacionet i ka dhënë vetë Lorena përmes një fotoje në shtrat ku shihet dora e Tanner, një nga sportistët më të suksesshëm në ragbin amerikan, me pagesa që tejkalojnë 2 milionë dollarë.
Burimet i kanë thënë Prive.al që ata janë bashkuar sërish duke vendosur të hapin një kapitull të ri në jetët e tyre.
S’na mbetet gjë tjetër pos t’iu urojmë çdo të mirë. /Prive.al