Rrugëtimin në karrierë e ka nisur vite më parë si Miss e vazhdoi si këngëtare dhe paralelisht u avancua në rrafshin akademik si arkitekte.
Por synimet e bukuroshes Zaimina Vasjari nuk përkufizohen e as nuk përfundojnë në këto fusha.
Pas pak ditësh, me 31 Korrik, nis aventura e re me dyqanin Zaimina Vasjari Store pranë ish ekspozitës Shqipëria Sot në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaimina në rrjetin social Instagram ku vlen të ceket se ka fshirë çdo gjurmë të së kaluarës duke e lënë vetëm njoftimin për hapjen e dyqanit dhe asnjë fotografi tjetër tek llogaria me mbi 180.000 ndjekës. Nuk dihet se si interpretohet ky hap i këngëtares. Fshirje e gjurmëve në dukje apo moment i një kaptine të re në jetë?! /Prive.al/