Bubulina Krasniqi sjellë në jetë fëmijën e parë

By

Këngëtarja kosovare Bubulina Krasniqi, i ka dhënë jetë fëmijës së saj të parë.

Ajo e bashkëshorti Pëllumb Kallaba, tashmë kanë marrë epitetin prindër dhe martesa e tyre është bekuar me ardhjen e një fëmije.

Prive merr vesh nga burime pranë se Bubulina ka lindur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Lindja e fëmijës së parë të Bubulinës, ka sjellë shumë gëzim në familjen Kallaba e Krasniqi, ndërsa detaje të tjera e gjinia e bebes, tash për tash mbeten të rezervuara për publikun.

Gjithsesi, shumë urime për Bubulinën e Pëllumbin. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm