Me përmbylljen e verës, një etapë e re nis për secilin artist.
Tashmë kur viti po shkon drejt përfundimit, raundi i ri i projekteve muzikore po vjen!
E gati për këtë duket të jetë edhe Bruno nga Threedots.
Artisti ka përfunduar tashmë një varg projektesh dhe të parin nga lista do e publikojë shumë shpejt.
Projekti mban titullin ‘A më do’ dhe është produkt muzikor me vulë të Flori Mumajesit.
Shumë shpejt, kënga do jetë e publikuar por deri në atë moment, mjaftohemi me një trailer të shkurtër të ndarë sonte në mbrëmje në rrjete sociale nga vetë Bruno. /Prive.al/