Banori i Big Brother VIP Kosova, Bruno e ka komentuar lidhjen e Andit me Gresën nga perceptimi i tij.
Sipas Brunos, për çiftin e krijuar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, problem mund të jetë agjenda e ngjeshur e Gresës dhe udhëtimet e saj të kohëpaskohshme nëpër vende të ndryshme.
“Shikoj tek ju të dy që mund të jetë pengesë, vetëm kur të jetoni jashtë që Gresës i duhet të udhëtojë shumë dhe nëse ti do ta ndjekësh atë në udhëtimet e saja dhe sa do të pengojë ty kjo gjë dhe sa i aftë do të jesh t’i ti menaxhosh ndjenjat dhe xhelozinë”, ka thënë Bruno.