Viti 2015 ishte periudha e shpërthimit artistik të Brunos. Djaloshi i talentuar korri shumë suksese me bashkëpunimin me Elvana Gjatën dhe projekte të tjera që i sollën edhe koncerte gjithandej ku flitet shqip.
Për të qenë vazhdimisht pranë fansave, Bruno duket se i ka bërë llogaritë mirë sepse pas pjesëmarrjes në festivalin ‘Kënga Magjike’, ai tashmë ka gati këngën e re.
Përmes rrjeteve sociale është paralajmëruar kënga e re e Brunos që do të titullohet ‘A don si kjo’.
Muzika dhe teksti i këtij projekti janë bërë nga Flori Mumajesi teksa edhe ky krijim muzikor hyn nën ombrellën e Threedots. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=86h0Qxke0Xo&feature=youtu.be