Britney Spears rikrijon këngën e saj më të famshme

By

Britney Spears duket se i është rikthyer të kënduarit publikisht për herë të parë në 13 vjet.

Spears ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram në të cilën shfaqet duke kënduar këngën e saj më të njohur.

Këtë herë ‘Baby One More Time’ u bë një altoparlant për këngëtaren për të shprehur abuzimin që ka pësuar nga babai dhe industria e muzikës gjatë viteve të kujdestarisë së saj.

Duke i kënduar hitit të saj një version më të qetë me tekste të ndryshme, artistja shpjegoi përmes Instagramit se kjo ishte hera e parë pas shumë kohësh që ajo kishte kënduar.

“Kjo jam unë dje, duke larë rrobat dhe duke i ndarë ato,” tha Spears. “Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk e kam ndarë zërin tim, ndoshta shumë gjatë, dhe ja ku jam duke luajtur nëpër shtëpinë time me një version tjetër të “Baby””. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm