Britney Spears tha se dëshiron të martohet dhe të ketë një fëmijë tjetër, por konservatori i saj e ndalon atë të bëjë një gjë të tillë.
Ajo ka kërkuar që të marrë kontrollin e lindjeve që është aktualisht kundër vullnetit të saj.
“Unë dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem një fëmijë, më thanë tani nën konservatore, unë nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë”.
Spears, foli në ‘Gjykatën Superiore të Los Anxhelosit’ gjatë një seance shpërthyese për konservatorin e saj abuziv.
“Tani kam diqka brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Doja të nxirrja në mënyrë që të filloja të përpiqesha të kisha një fëmijë tjetër, por ky ekip nuk më lejon të shkoj te mjeku, sepse nuk duan që unë të kem fëmijë”.
Këngëtarja ka qenë nën një konservator për 13 vitet e fundit që nga divorci i saj nga Keven Federline.
Spears i tha një gjykatësi se ajo dëshiron të jetë e lirë, duke thënë se marrëveshja bën “më shumë dëm sesa dobi”.
“Jam lodhur duke u ndjerë vetëm. Unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush duke pasur një fëmijë, një familje, ndonjë nga ato gjëra, dhe më shumë,” përfundoi Spears. /Prive.al