Princi Harry ishte nikoqir i një takimi me kryeministrin e Nepalit KP Sharma Oli në pallatin Kensington në Londër, Angli.
Kur pamjet u publikuan, ajo çka vërejtën entuziastët e familjes mbretërore ishte një detaj në prapavijë.
Në imazhet e publikuara, në prapavijë ishte një foto e pa publikuar e Princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle.
Fansat besojnë se ajo foto është shkrepur gjatë fejesës së çiftit në dhjetor të vitit 2017 dhe atë mund ta shihni më poshtë. /Prive.al