Kush s’do të donte që në këto ditë të nxehta vere, të kishte një oborr me pishinë si të Zamina Vasjarit?
Këngëtarja e njohur, ka zbuluar pjesë nga oborri i saj me pishinë, të cilën po e shijon me vogëlushen e saj 6-të muajshe, Khloen.
Vajza e Vasjarit është rritur mjaftueshëm që ta shoqërojë nënën e saj në not, gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.
Zaimina, ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi ku shfaqet me vogëlushen e saj duke u kënaqur, në gomat e tyre të veçanta të cilat nënë e bijë i kanë të njëjta dhe ato janë në formë “njëbrirëshi”. /Prive.al