Vogëlushja e dytë e modeles shqiptare Emina Çunmulaj, erdhi në jetë fiks 1 vit më parë.
Mia Faria, është bërë një vjeçe dje ndërsa festa e ditëlindjes së saj ishte përrallore. Modelja e cila është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian, i ka organizuar të bijës një ditë magjike në kopshtin e shtëpisë.
Me dekore shumë ngjyrëshe dhe me balona, ditëlindja e parë e Mias ishte si të ishte organizuar në Disney Land.
Emina ka ndarë plot imazhe nga festa e së bijës e cila po ashtu ishte organizuar pranë pishinës së shtëpisë së familjes. /Prive.al