Ajo ka premtuar se do të ketë festë për 1 javë rresht me rastin e ditëlindjes së saj.
Por këngëtaren Vesa Luma, dje e befasuan këndshëm shoqet e saja në mesin e të cilave edhe Agnesa Vuthaj e Jehona Sopi, të cilat organizuan një festë tejet simpatike për këngëtaren.
Realisht këngëtarja ditëlindjen e ka me 12-të maj, megjithatë siç thonë në anglisht “a little party never hurt nobody”.
Që nga mbrëmë ka nisur festa për Vesën, e cila po mbush 33 vjet e është kthyer nga Zelanda e Re për pak kohë në Prishtinë.
Dekorin e festës së këngëtares, kaq të bukur e të ëmbël, e ka bërë Grand Decor. /Prive.al