Përderisa ditëlindjet e fëmijëve jo shumë kohë më parë festoheshin si mundeshin, viteve të fundit edhe me përmirësimin e kushteve ekonomike, atyre po i kushtohet edhe më shumë vëmendje.
Por, kur prind është një këngëtar i famshëm, atëherë festa nuk ka se si të jetë ndryshe përpos përrallore.
E tillë ishte edhe ceremonia e ditëlindjes së djalit të Ermal Fejzullahut, Artit.
Ai mbushi sot plot 8 vitejetë në një event mahnitës të organizuar deri në detaje nga Grand Decor.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Ermali, zbuloi paraprakisht se si dukej festa më e rëndësishme e vitit për djalin e tij. /Prive.al/