Brenda festës mahnitëse të ditëlindjes së parë të Hanës (FOTO)

By

Vajza e Mozzik dhe Loredanës, Hana festoi ditëlindjen pak ditë më parë.

Në ditën e lindjes, ishte Loredana ajo që ia shënoi vajzës ditëlindjen simbolikisht teksa festën e madhe e mendoi në një ditë fundjave si kjo.

Në një prej lokaleve në Zvicër, reperja e njohur i ka organizuar vajzës një super-festë ku çdo gjë është menduar deri në detaje.

Me motive të muzikës hip-hop ku tavolinat mbajnë emra të reperëve, përmes ditëlindjes së parë duket se Loredana po i trason vajzës rrugën e njejtë me të sajën.

Vlen të ceket se në këtë festë mungon Mozzik i cili mbrëmë pati një koncert spektakolar në Tiranë në të cilin i gjithë klubi ishte i mbushur në tërësi. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm