Brenda festës magjike të dy vjetorit të Tianit – edhe Tuna po rrezatonte

By

Këngëtarja Tuna Sejdiu, pasditen e djeshme e ka festuar ditëlindjen e djalit të saj të vetëm Tianit.

Vogëlushi i këngëtares u bë dy vjeç, ndërsa festa për të ishte e madhe dhe tejet simpatike.

Krah babait Patris Berishës e nënës së tij Tunës, Tian po dukej shumë i lumtur ndërsa imazhet që u shpërndanë në rrjetet sociale, të japin përshtypjen e një familjeje në harmoni.

E Tuna në këtë ngjarje të rëndësishme për familjen e saj, kishte veshur një kostum portokalli tejet elegant, të cilin kishte vendosur ta kombinonte me atlete të bardha meqë edhe ditëlindja e Tianit ishte organizuar në një kopsht.

Dhe meqë ishte vendosur që të jetë në kopsht, tema e ditëlindjes së tij kësaj here, ishte një fermë simpatike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm