Nga një vajzë e famshme, do prisnit që të ketë me dhjetëra take të larta e çanta të shtrenjta dizajnerësh.
Të futesh brenda dollapit të tyre, të pret një botë e re e mbushur me veshje të bukura, të cilat do i donte secila vajzë.
Por Dafina Zeqiri, ka çuditur me përmbajtjen e dollapit të saj.
Ajo që bie në sy, është prania e dhjetëra atleteve të markave të ndryshme sportive, e më së shumti të tilla të brendit ‘Vans’.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video, ku shfaqë një dhomë të tërë me këpucë, të organizuara siç është më së miri.
Kuti-kuti, ajo ka bërë vend për të gjitha atletet që posedon në apartamentin e saj në Shtetet e Bashkuara.
“Pothuajse e kompletuar”, është përshkrimi që i ka vënë videos Dafina, duke lënë të nënkuptohet se ‘projekti’ i saj, ende nuk ka përfunduar. /Prive.al