Brenda ditës shumë romantike të Feros me Arbenitën (VIDEO)

By

Fero dhe Arbenita, një nga çiftet më të dashur të industrisë tashmë janë bekuar edhe më një fëmijë. Në jetë erdhi një vajzë që i lanë emrin Nina.

Prindërit e rinj ndonëse i kushtojnë gjithë kohën e tyre rritjes së vogëlushes, ata të dy nuk kanë harruar të mbajnë gjallë edhe romancën në raportin e tyre.

Së fundmi Arbenita publikoi një fotografi ku shihet Fero, dhe ajo realizon një sfidë të famshme të TikTok-ut. Ai i drejton pëllëmbën e dorës në fytyrë, dhe videoja konsiston në dokumentimin e reagimit të partnerit.

Në një moment Fero kthehet i kap dorën dhe e shikon drejt në sy me shumë dashuri dhe admirim.

Videon mund ta ndiqni më poshtë.

Ndërkaq, dita e tyre nuk përfundoi me kaq. Cifti frekuentuan edhe një lokal për të shijuar nga një pije në shoqërinë e njëri tjetrit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm