Pas fjalimit të tij në Golden Globes, Brad Pitt përsëri ka përmendur jetën e tij romantike- këtë herë duke e etiketuar atë “katastrofale”, gjatë intervistës së tij në “WTF” podcast me Marc Maron.
Duke u shfaqur në podcast përkrah tij ishte edhe Leonardo DiCaprio, nikoqiri e pyeti se në cilën pikë në karrierën e tyre e kuptuan se ata “ja dolën mbanë”.
DiCaprio, 45 vjeçar, u përgjigj se pasi ai bëri Titanic, ai vuri re një ditë se ai po ndiqej nga katër furgona të zinj.
Edhe pse fituesi i çmimit Oskari tha se një gjë e tillë nuk ndodhte shpesh më, Pitt i ndarë dy herë nga Jennifer Aniston dhe së fundmi Angelina Jolie, u shfaq në shokuar dhe e pyeti: “Nuk ndodh më?”
Ai vazhdoi dhe bëri shaka: “Jam pak i pakënaqur me ju tani kur e dëgjoj atë. Unë jam si ushqim për tabloide. Unë nuk e di… ndodhta ndodh për shkak të jetës time romantike katastrofale, ” për të cilën, DiCaprio tha, “Ju keni një jetë personale shumë emocionuese! Ashtu si tha Lil Kim, paparacët do t’ju në një mënyrë ose tjetrën.”