Kanë kaluar rreth dy vite që kur reperi shqiptar Noizy dhe solo këngëtarja shqiptare Enca,patën bashkuar forcat për
krijimin e hitit të atëhershëm ‘Ata nuk e din’.
Por, tashmë kur ka kaluar një periudhë nga ai moment dyshja kanë vendosur që të bashkohen sërish për të krijuar diçka të re.
Nga një foto e shpërndarë nga vetë reperi,shihen që të dy duke shijuar shampanjë përballë detit.
Ai,nga vetë përshkrimi që i ka bërë fotografisë paralajmëron se po i shtohet produkti mjaft i madh muzikës shqiptare që po pritet tash e një kohë.
Po se a do të rezultojë ky bashkëpunim i sukseshëm,si i herës së fundit,mbetet ta shohim. Dilemat janë fare minimale për të mos thënë që nuk ekzistojnë se a do jetë ‘Bow down’ hit apo jo. /Prive.al.