Bota e sportit veçanërisht e futbollit është shokuar. Legjenda Diego Armando Maradona u nda sot nga jeta.
I vogël e i madh kanë reaguar në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale, duke ndjer keqardhje për humbjen e ‘10-shit’ të famshëm të Argjentinës.
Maradona javën e kaluar iu nënshtrua një operimi në tru por mjekët kishin raportuar se gjithçka kishte shkuar mirë. Gjendja e tij u përkeqësua sot derisa ai pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij.
Dhjetëra punëtorë shëndëtësor ndodhen tani në vendin e ngjarjes dhe pritet nga momenti në moment që të konfirmohet edhe nga mjeku vdekja e Maradonës.
Gjatë 10 viteve të fundit, i ndjeri ka pasur probleme të ndryshme shëndetësore.