“Mrak” është filmi me regji të Dushan Miliq, i cili është propozuar nga Qendra e Filmit të Serbisë për çmimin e madh Oscar, për kategorinë e filmit të huaj, shkruajnë mediet serbe.
Edhe përmbajtja e filmit, por edhe epiteti “Kosova dhe Metohia” nuk ka penguar jurinë që të votojë këtë film, edhe pse e gjithë juria përbëhej nga figura të artit dhe kinematografisë serbe.
Në përshkrimin e këtij filmi thuhet se ngjarja është e vendosur brenda një familjeje serbe, e izoluar në një enklavë të Kosovës dhe Metohisë.
“Filmi ‘Errësira’ ndjek disa ditë të jetës së një familjeje në një enklavë të izoluar në Kosovë dhe Metohi. Me tension, atmosferë, gjuhë të aftë filmike dhe elemente tmerri, filmi na prezanton në një botë frike dhe pasigurie në të cilën tre breza të një familjeje përpiqen të ruajnë pamjen e një jete normale. Për shkak të emocioneve të forta, universalitetit të temës dhe personazheve, komisioni beson se filmi do të komunikojë me sukses me audienca ndërkombëtare dhe anëtarët e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit”, thuhet në vendimin e Komisionit përzgjedhës të Qendrës së Filmit të Serbisë.
Në tri rolet kryesore luajnë Danica Qurçiq, Slavko Shtimac dhe Miona Ilov. Slavko Shtimac ka lujtuar edhe rolin e Boshko Buhës, një fëmijë serb i kthyer si hero gjatë Luftes së Dytë Botërore për luftën kundër gjermanëve
Ceremonia e 95-të e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit do të mbahet në Los Angeles më 12 mars, 2023.