Gjatë 1 prillit, Bora Zemani befasoi të gjithë ndjekësit e saj kur njoftoi se ajo po lanson këngë.
“Nuk jam si ti”, gjoja kënga kishte emrin dhe moderatorja e prezantoi si një befasi për të gjithë fansat e saj.
Por e gjitha doli të ishte një rreng i mirë orkestruar. Lexoni artikullin e mëposhtëm për më shumë detaje.
Bora Zemani na e hodhi të gjithëve këtë 1 prill!
E ndonëse Bora ia hodhi me rrengun e lezetshëm edhe ajo gjithashtu pati një surprizë nga fansat e saj. Që kur ‘njoftoi’ se po lansonte këngë të re, ndjekësit e saj nga interesimi i madh kishin filluar me kërkimet për këngën e re nga moderatorja.
“Këtë vërtet nuk po e prisja”, shkroi ajo në një postim duke vazhduar, “Përtej shakasë së sotme, ju falënderoj pafund që nuk ka kurseni asnjëherë mbështetjen! Ju dua”. /Prive.al