Sonte po zhvillohet pasarela e shumëpritur e Valdrin Sahitit ku po prezanton edhe koleksionin e tij të ri.
Një mbrëmje gala e përgatitur deri në detajin më të vogël, të ftuarit e parë kanë shkelur në tapetin e kuq dhe u ndalën për fotografi.
Bora parakaloi në tapetin e kuq dhe shkëlqeu me veshjen e saj.
Aty ishte edhe Donaldi i shoqëruar nga Romeo duke e bërë eventin e parë ku janë të dy në të njëjtin vend.
I pyetur nga gazetarët që mbulojnë eventin e madh, ai u përgjigj duke thënë: “Nuk e di listën e të ftuarve”.
Shihni edhe fotografitë e Borës në tapetin e kuq. /Prive.al