Prezantuesja Bora Zemani nisi vitin me Instagram të “spastruar”.
Pas dramave me interesim të madh përcjellej nga fansat nëse ajo do hiqte nga rrjetet vëllezërit Veshaj, Beatrix e të tjerë emra.
Për javë të tëra, ajo i mbajti, deri sot
Faqja “Vipat e Bllokut” ka pikasur “spastrimin” e madh.
Bora nuk ndjekë më as Donaldin, as Beatrix, as Romeon e as shokun e ngushtë të tyre, kompozitorin Elgit Doda i cili ishte prapa këngës “TL” apo “Toxic love” që u dyshua se ishte dedikim për Borën.
Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit, ka ardhur edhe reagimi i Romeos. Ai ka hedhur një video humori nga Albano Bogdo i cili thotë: “Uoo na plasi tr*pi, nuk i intereson askujt”.
Videon e ka ripostuar më pas edhe në profilin e Donaldit të cilin e menaxhon vetë. /Prive.al