Yll Limani dhe Noizy ditë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre të parë.
Bashkëpunimi i tyre titullohet “Alkool” dhe është shoqëruar me videoklip.
Që nga momenti i publikimit kënga është pëlqyer jashtëzakonisht dhe këtë më së miri e dëshmojnë klikimet që ka marrë në Youtube.
Për pesë ditë publikimi, kënga ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në platformën Youtube.
E këtij suksesi të këngës padyshim që i janë gëzuar edhe të dy artistët, të cilët e kanë ndarë në rrjete sociale, duke u shprehur:
“5 ditë, 5 milionë, kjo është illegal”.
Më poshtë mund t’i shihni postimet e tyre të plota. /Prive.al