Era Istrefi nuk po ndalet me sukseset e saj në arenën ndërkombëtare. Sot, kënga ‘Bonbon’ ka arritur të marrë primatin e këngës së ditës në aplikacionin Shazam.
Në të ftohen përdoruesit që të njihen me yllin nga Kosova që po godet top listat ndërkombëtare.
‘Zbuloni senzacionin e ri më të nxehtë të muzikës pop në Europë’ – shkruan mes të tjerash në aplikacionin që ka mbi 100 milionë përdorues.
Ndryshe, Era me këngën e saj ka kaluar miliona dëgjime edhe në Spotify, duke qenë artistja e vetme shqiptare që vepron në trojet tona e që po korr suksese të jashtëzakonshme në platforma të tilla. /Prive.al/