‘BODY ON ME’ PESË MILIONË KLIKIME

By

Dueti me Chris Brown po rezulton të jetë më i suksesshmi deri tani për yllin botëror me origjinë nga Kosova.

Kjo bazuar në statistikat e shikimeve të videoklipit në Youtube që kanë kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve për më pak se 48 orë nga publikimi.

Për këtë Rita ka falenderuar të gjithë fansat e saj përmes rrjetit social Instagram.

Përderisa tek ne, shikimet janë i vetmi barometër me të cilin konstatohet suksesi i një kënge, mbetet të shihet rangimi i ‘Body on me’ në top listat botërore për të vërtetuar nëse ‘Body on me’ ishte gjetja e duhur e Ritës për debutimin në tregun amerikan.

Ndryshe, ky videoklip si të gjithë të tjerët të këngëtares është i bllokuar për t’u parë në territorin e Kosovës. /Prive.al/

https://instagram.com/p/6ojHiJRs2Y/

Artikuj të ngjashëm