Dueti mes Rita Orës dhe Chris Brown i paralajmëruar se do të publikohet të premtën ka ndërruar datë të lançimit.
‘Body on me’ sipas një postimi të Ritës në Instagram do të jetë i gatshëm për publikun ditën e nesërme.
Ky projekt muzikor po pritet me shumë interesim për shkak se mediat e asociojnë këtë këngë me debutimin e fuqishëm të këngëtares me origjinë nga Kosova në tregun muzikor amerikan.
Edhe më interesant krijimin e bën emri me të cilin Rita Ora ka vendosur të bashkëpunojë.
Nuk dihet se si do të ndikojë Chris Brown në marrëdhëniet e Ritës dhe Rihannës të cilat gjithmonë kanë qenë paksa armiqësore dhe janë karakterizuar me xhelozi kryesisht nga ana e këngëtares nga Barbados. /Prive.al/
https://instagram.com/p/6AfQaORs14/