Dyshja e famshme e problematike, Real e Blunt, kanë paralajmëruar këngën e tyre të re.
Çifti prej reperësh, ka kohë që janë në qendër të vëmendjes me projektet e tyre muzikore, por edhe me videot që kanë lansuar në Instagram, ku ngrejnë “beef” me Ledri Vulën dhe Gjikon.
Tashmë ata i kanë përvetësuar shprehjet “shaolin” dhe “skuu-skuu”, dhe dyshja e kanë dyfishuar numrin e ndjekësve në Instagram, që kur filluan të merrnin vëmendjen me të tilla veprime.
Ata kanë paralajmëruar këngën e re, e cila do të lansohet këtë të premte e madje zotohen se do të jetë tejet e fuqishme, sa do e gjunjëzojë krejt estradën. /Prive.al